Rama në panik…S’ka burg të na kthejë nga rruga jonë!

0
106

Ish-Kryetari i PD, Elbasan, Bylykbashi ka deklaruar se shqiptqarët nuk ka burg ti thejë nga rruga e demokracisë dhe ka paralajmëruar protestë për vizitën e Ramës atje. Kaq ka mjaftuar që frikacaku të trembet dhe Rama të urdhërojë ta shoqërojnë në polici.

“Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil. Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil”.

Kështu do të deklaronte mbrëmjen e së hënës në emisionin Opinion, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ku u pyet se çfarë do të ndodhte në 30 qershor.Por një tjetër version jep një nga krerët lokalë të PD-së. Ish-deputeti demokrat dhe kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, gjatë prezantimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në këtë qytet do të deklaronte:

Aleanca e krijuar sot në Elbasan, duhet të ketë një axhendë dhe objektiva të qarta, jo vetëm thjesht sensibilizim, jo vetëm thjesht mesazhe të qarta kundërshtarëve te Demokracisë dhe Lirisë në Shqipëri, por në kemi dy ngjarje qe vijnë: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan per te bere takimin e rradhes.

Ne duhet të jemi te gjithë atje, në Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurrë, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jonë!! Jemi me të qarte se kurrë!! Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do te këtë lufte civile, do të këtë vëllavrasje!

Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka lufte civile? Le të këtë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jone dhe nuk do te bëjmë gabimin qe bene gjyshërit tanë ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe për 50 vjet te tjera.

Historia, historianet le te shkruajnë me mbrapa, kishin te drejte këta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen. Në qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here