Basha i vendosur: Zgjedhje s’ka! Nuk ka zgjedhje pa opozitën….

0
110

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me Leyla Moses Ones, tha se zgjedhjet nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe se nuk do njihen. ”Nuk ka zgjedhje në 30 qershor, votime bën edhe Koreja e Veriut”. Nga ana tjetër, kreu i PD-së ka folur edhe për një lajm që disa media kanë publikuar për një urdhër të tij për incidente, të cilën ky e fundit e cilësoi si lajm të pavërtetë.

”Cilat zgjedhje? Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. Më 30 qershor nuk ka zgjedhje. E pra nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Nuk ka zgjedhje. Nuk ka rëndësi çfarë mendon kryeministri. Rëndësi ka që është standard ndërkombëtar, evropian i çdo vendi evropian që një proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do të njihen. E dyta sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Dekreti i Presidentit të Republikës qartësisht ka ç’dekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takime me administratën janë në fakt të paligjshëm sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka kështu që këto aktivitete janë të paligjshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here