Vendimi i turpshëm i Kolegji Zgjedhor!!! Vendi drejt kaosit…

0
132

Në mënyrë të paprecedentë, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të lërë në fuqi datën 30 qershor të zgjedhjeve vendore, duke dalë kundër dekretit të Presidentit të Republikës.
Konkretisht Gjyqtarët vendosën që të rrëzojnë kërkesën e kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, i cili duke njohur dekretin e Presidentit për anulimin e datës 30 qershor kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet. Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesës së Beqirit, duke njohur kështu datën 30 qershor të zgjedhjeve.
Vendimi i Kolegjit vjen në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste, duke dalë kundër kompetencave të Presidentit të Republikës dhe Kushtetutës së vendit.
Edhe pse vendimi synon të legjitimojë qëndrimin e Edi Ramës, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor përbëhet nga: Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj dhe Shkëlqim Mustafa, praktikisht vetëm ka legjitimuar konfliktin dhe përplasjen më 30 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here