Skandali Rilindas! Shpërthen gazetari: Përdorimi kriminal i fëmijëve…

0
130

Fotoja e djeshme, e publikuar fillimisht nga vetë zv/ministrja e brendshme Teuta Voda, e cila shfaqej duke bërë fushatë në rrugët e Tiranës duke përdorur edhe imazhin e një fëmije, ka sjellë mjaft reagime.

Më i fundit vjen nga gazetari Dritan Kaba, i cili përmes një postimi në Facebook, e quan një akt të tillë, kriminal dhe të dënueshëm.

“Kjo foto është më shumë se kriminale. Me një foto të tillë të hedhur në web mund të hash edhe burg për ngacmim”, shkruan Kaba, i cili kërkon edhe reagimin e shoqatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve.

Reagimi i plotë i Dritan Kabës:

SKANDAL RILINDAS, PËRDORIM KRIMINAL I FEMIJËVE!

(Kush mundet t’ia tregojë Vasilika Hysit, Arta Markut, anëtarëve gra të grupit parlamentar “Mos e rruaj k*rin” OSBE, ODHIR dhe kujtdo institucioni edhe ambasade të huaj)

Kjo foto është më shumë se kriminale.

Me një foto të tillë të hedhur në web mund të hash edhe burg për ngacmim.

Rilindasit nuk kanë më ndjeshmëri për asgjë. Të luash kështu me trupin e një fëmije në politikë, aq më tepër që nuk është as i yti, është një akt kriminal.

Të shohim reagimin e shoqatave.

Unë e denoncoj si një vepër kriminale, ku autorja duhet dënuar dhe të japë përfundimisht dorëheqje nga politika nëse ka moral.

Por Rilindasit nuk kanë asnjë lidhje me moralin.

Droga, prostitucioni, vrasja, hajdutllëku janë vepra që i kanë udhëheqësit e Rilindjes, vetëm pedofilia kishte mbetur. Gjithkund në BE kjo foto do kishte vlerën e një akti kriminal. Ndërsa rilindasve nën tymin e hashashit dhe vizave të kokainës këto iu duken gjëra normale.

Kemi të bëjmë realisht me një bandë pa asnjë lloj morali, dhembshurie apo përgjegjësie.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here