Shkrumbohet banesa…zjarr në Mallakastër

0
107

Një banesë në fshatin Aranitas në bashkinë e Mallakastrës është përfshirë nga zjarri pasditen e djeshme.z

Shtëpia e shtetasit, Mersin Bregasi, rreth 100 m2 është shkrumbuar nga flakët.

Në momentin e ngjarjes brenda në banesë ndodhej vetëm një e moshuar e cila është nxjerrë pa dëmtime.

Forcat zjarrfikëse të Mallakastrës kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë, por kanë arritur të shuajnë flakët.

Dëmet materiale kanë qenë të mëdha, ndërsa shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here