Shpërthen ashpër Zagani: Trafikantët në burg, Saimir Tahiri i lirë dhe ha lekët…

0
105

Ish-oficeri i policisë së shtetit, i cili zbuloi lidhjet mes Habiljave dhe kupolës së qeverisë dhe policisë së shtetit, Dritan Zagani, në një lidhje telefonike në emisionin “360 Grdaë” në Ora News, është shprehur se, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është i lirë dhe ha paratë e fituara nga trafikimi i drogës, ndërsa është i akuzuar.

“Në lidhje me atë që akuzohet Saimir Tahiri a ka lidhje apo  ska lidhje ato duket se janë provuar publikisht nga shtypi apo edhe nga procesi gjyqësor i Katanias, ku Tahiri arriti që ta shkëpuste emrin e tij falë lidhjeve të fuqishme. Kur akuza është e njëjtë për të njëjtin grup kur edhe në Shqipëri po bëhet përpjekje për të njëjtin grup, sforco që ta lidhi me të njëjtën çëshjte, e njëjta akuzë është. Thjeshtë Tahiri merr atë pjesën dhe mbronte trafikantët. Sot trafikantët janë në burg, Saimir Tahiri nën akuzë i lirë dhe ha lekët”, deklaroi Zagani.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Moisi Habilaj, kushëri i ish ministrit Tahiri, u dënua me 15 vjet burg nga Gjykata e Catanias në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here