Poezi nga Luan Rama: “Nga dritarja e Diktatorit…” Si llampë morgu…

0
134

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka përdorur pasionin e tij për poezinë për t’iu drejtuar qytetarëve, disa orëve para protestës së 9-të kombëtare. Përmes një postimi në facebook, ai i’u ofron lexuesve një poezi sintezë të përmasës tragjike të historisë tonë, e shkruar prej njërit prej poetëve më përfaqësues të poezisë së sotme shqipe, poetit Hamit Aliaj. Më tej, Rama ia lë vendin poezitë me titull ”Dy dritare”, që përbëjnë simbolikën e bulevardit ku do të zhvillohet protesta, pikërisht në hapsirën mes dy dritareve ku vjell historia, siç thotë poeti: Nga dritarja e Diktatorit, Te Kryeministria!

Ja poezia e plotë e përzgjedhur dhe ofruar nga Luan Rama:

DY DRITARE

Dritarja e diktatorit
Si llampë morgu,
Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
Njëqind metër larg,
Në ndërtesën përballë,
Fantazma kryeministrash,
Të vdekur, të gjallë…

Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit,
Të shihte Parajsën, Purgatorin, Ferrin …
Po njëqind vjet,
Rruga mes dy dritaresh,
Në Tiranën e tiranëve,
Zezonë funeralesh.

Tirana e tiranëve,
I ka kohët ndryshe:
Në mëngjes je vajzë,
Në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit,
Te Kryeministria!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here