Kryemadhi i bashkohet protestës: Largimi i Ramës mbyll tranzicionin e zymtë e lëngues të Shqipërisë

0
91

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi i bashkohet protestuesve.

“Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për tiu bashkuar Europës. Protesta do të jetë paqësore” shprehet ajo per mikrofonin e RTV Ora. 

Krytetari i PD-se Lulzim Basha del nga selia e PD-se i shoqeruar nga vajzat e tij.

 Aurela, bashkeshortja e Kryetarit te opozites dhe vajzat Dafina dhe Viktoria mberrijne ne seline e PD

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në protestën e 9-të të opozitës është shprehur se Rama kërkon të izolojë Shqipërinë.

“Sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për tiu bashkuar Europës. Protesta do të jetë paqësore, Largimi i Ramës mbyll tranzicionin e zymtë e lëngues të Shqipërisë. Shqipëria është gati për ndryshimin e madh, aspirata jonë Shqipëria si gjithë Evropa.

Ëndrra e Ramës izolimi i shqiptarëve. E ardhmja e të rinjve është shpresa e Shqipërisë, fati i Ramës mynxyrë për vendin. Shteti po sillet si bandit me qytetarët. Rama ka zgjedhur përçarjen dhe provokimin ndërsa në paqen dhe mirëkuptimin. Beteja me krimin e ulur në qeveri është pa kthim. Shqiptarët jetojnë në skamje për shkak të Ramës.

Opozita po shpëton vendin nga gremina ku po e çon Rama. Asnjë kompromis me grabitjen e votës së lirë nga kriminelët e qeverisë. BILD vërtetoi krimin e tmerrshëm zgjedhorm do ju shkojmë deri në fund. Rama i tmerruar nga drejtësia pas të vërtetave të Bild dhe nuk i shpëton dot drejtësisë”, u shpreh Monika Kryemadhi.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/413331355938979/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here