Ish-ministri socialist “shuplakë” Ramës: Shqiptarët të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë

0
109

Një gjykatë ndërkombëtare ka urdhëruar Shqipërinë që të paguajë një biznesmen italian dhe disa bashkëpaditës 111 mln euro për shpronësimin e investimeve të tyre në një televizion.

Këshilltari i Francesco Becchetti-t konfirmoi se Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve më 24 prill publikoi vendimin, pasi arriti në përfundimin se Shqipëria kishte shkatërruar investimin e paditësve në një kompani televizive.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar ish-deputeti dhe ish-ministri socialist Arben Malaj. Sipas tij, kjo duhet të ishte arsyeja kryesore pse shqiptarët duhet të protestojnë kundër kujtdo që i qeveris me arrogancë dhe u’a bën më të keqe të ardhmen e tyre dhe të femijeve të tyre.

“Në këto raste ka përgjegjësi edhe individuale, e cila është më shumë ligjore se sa morale. Ky nuk është një rast i vetëm, shuma e gjobave nga veprimet jo ligjore të qeveritareve po shkon më e madhe se buxheti publik për shëndetësine dhe arsimin”, shkruan Malaj.

Postimi i Arben Malaj

Nqs ky lajm eshte i vertete kjo eshte tronditese,keto modele qeverisese po i mbysin shqiptaret me me borxhe. Kjo duhet te jete interpelance e pare e opozites se re ne parlament.

Kjo duhet te ishte arsyeja kryesore pse shqiptaret duhet te protestojne kunder kujtdo qe i qeverise me arrogance dhe ua bene me te keqe te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre.

Ne keto raste ka pergjegjesi edhe individuale e cila eshte me shume ligjore se sa morale. Ky nuk eshte nje rast i vetem, shuma e gjobave nga veprimet jo ligjore te qeveritareve po shkon me e me e madhe se buxheti publik per shendetesine dhe arsimin.

Ja pse shqiptaret po varferohen gjithnje e me shume edhe shpirterisht, duke preferuar me mire ta braktisnin vendin e tyre se sa te perkushtohen per mire qeverisjen e tij. Arbeni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here