I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Bledian Koka, sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata, ka komentuar përgjimet e djeshme të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.
Sipas tij, me Ramën, Gjiknurin e Manjan nuk mund të shkohet në zgjedhje të lira e të ndershme.
Ku ka rreth në Shqipëri që nuk ka probleme të tilla. Ministri Gjiknuri e quan tërmet se nuk i besohet. Je i madh, nuk të kam njohur, i thotë ai.
“Janë të njëjtit njerëz sot. Gjiknuri dhe Ulsi Manja, ai që emroi edhe Arta Markun. Shkohet me këta njerëz në zgjedhje? Si do shkosh në Dibër te Ymer Lala? Si do shkosh në Durrës te bandat? Prokuroria këto i bën me vendim gjykate. Ka kaluar kjo fazë. Prokuroria nuk ka bërë gjë deri tani se del Rama, Gjiknuri, Manja. Janë shefat e politikës, prandaj nuk ia mban prokurorisë”, është shprehur Gjata.