Deklaratë e fortë nga Meta: I gatshëm për çdo zgjidhje të shpejtë…

0
110

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mesditën e sotme në lidhje me situatën e ndezur politike në vend.

Me një deklaratë të shpërndarë për mediat, Presidenti thotë se ka zhdekretuar datën 30 qershor si datë zgjedhjes.

Në deklaratën e tij, Presidenti thekson se nuk është koha për prova force, por për maturi dhe përgjegjshmëri.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Ilir Meta:

U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. 

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here