Skandalet e fundit nuk përbëjnë shqetësim për ish-ministrin!!!! Gjiknuri dehet me birra në Sarandë…(foto)

0
121

Dalja në përgjimet e Dibrës si një nga njerëzit që blejnë votat dhe skandali i tenderit të Unazës së Re, nuk përbëjnë shqetësim për ish-ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknurin.

Disa muaj pas zbulimit të tenderit korruptiv, ish-ministri është fotografuar duke u argëtuar në Sarandë me ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.

Mësohet se Gjiknuri dhe Qendro kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit të premten në qytetin bregdetar, duke festuar 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Me një tavolinë të mbushur plot e përplot me birra, dy miqtë i kanë harruar shpejt akuzat për aferën e ‘Unazës së Re’ dhe i janë rikthyer qejfit. Nga fotot duket qartë se ish-ministri dhe ish-drejtori po shijojnë në maksimum atmosferën, me një lumë pijesh para.

Më herët, Gjiknuri e ka pranuar publikisht se kompania fituese në lotin e parë të projektit të ‘Unazës së Madhe’ ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane. Sipas ish-ministrit, DH Albania ka falsifikuar dokumente jashtë territorit të Shqipërisë.

Në lidhje me këtë çështje, Afrim Qendro, ish Drejtor i ARRSH-së, është thirrur në prokurori, por ka mohuar çdo akuzë. Sipas tij, ARRSH nuk ka bërë asnjë shkelje.

‘Erdha si drejtor. Nuk kam se çfarë të them, nuk ka asnjë shkelje, ARRSH nuk ka bërë asnjë shkelje’, ka deklaruar ai.

Në tenderin e anuluar, kompania ‘DH Albania’ e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 18 milionë eurosh.

Ndërkohë, ARRSH ka dorëzuar në prokurori të gjithë dokumentacion në lidhje me tenderin e parë. Hetime po bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara për të zbuluar se kush janë pronarët e vërtetë të kompanisë guaskë ‘Dunwell Haberman Albania’, që pa asnjë lloj përvoje arriti brenda pak muajsh të fitojë dy tenderë me vlerë të konsiderueshme prej 30 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here