Apel ambasadorëve!!! Luan Rama u thur poezi…Merren vetëm me çështje të mëdha, të “voglat”, nuk janë për ta!

0
134

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka shigjetuar ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri përmes një poezie të krijuar enkas nga ai duke iu referuar dhe një thënieje të poetit Lasgush Poradeci: “-Ambasadorët vijnë e venë, Ne poetët bëjmë atdhenë,”

Mirëpo poezia e Ramës nuk është reagimi i vetëm, i cili në mënyrë indirekte ju bën apel ambasadorëve referuar qëndrimeve që ata mbajnë. Së fundmi, shumë eksponentë të lartë të partive opozitare po akuzojnë ambasadorët për mospërfillje të çështjeve të nxehta, ku një ndër ta edhe Petrit Vasili.

Kujtojmë, se përmes një statusi në rrjetet sociale ish-deputeti është shprehur se një pjesë e ndërkombëtarëve janë rreshtuar në krahë të kryeministrit Rama (lexo këtu).

 

AMBASADORËT

Sprovë poetike mbi një thënie të Lasgushit.

Në çdo shteg e mal më mal,

Atdheu im mbuluar me drogë,

Ata gjë nuk panë!

Sepse janë ambasadorë.

Dhe ambasadorët,

Merren vetëm me çështje të mëdha,

Të “voglat”, nuk janë për ta!

Për turp e për dreq,

Atdheu im zhytur në korrupsion,

Ata gjë nuk dinë!

Sepse janë ambasadorë,

Dhe ambasadorët,

Merren vetëm me çështje

Të mëdha,

Të “voglat” nuk janë për ta!

Nën dhunën e krimit,

Atdheu im i gjakosur e vrarë,

Ata gjë nuk ndjejnë!

Sepse janë ambasadorë,

Dhe ambasadorët,

Merren vetëm me çështje

Të mëdha,

Të “voglat” nuk janë për ta!

Përgjimet, shëmti dhe ulërimë,

Atdheu im kërrusur nën peshën turpit.

Por ata nuk kanë veshë të dëgjojnë!

Sepse janë ambasadorë,

Dhe ambasadorët,

Merren vetëm me çështje

Të mëdha,

Të “voglat” nuk janë për ta!

Turpi është për të gjithë,

Nuk e njeh diplomacinë!

“-Ambasadorët vijnë e venë,

Ne poetët bëjmë atdhenë,”

Pati thënë Lasgushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here