Gazetarët në protestë: Heto kriminelët në pushtet jo shërbëtorët që duan të bëjnë shtet

0
96

Ditën e sotme janë ngritur në protestë për Suela Mustën gazetarët apo dhe drejtues shoqatash, pas arrestimit të saj.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Musta nuk është kriminele dhe se shteti mund ta hetonte atë në gjendje të lirë.

“Nuk jam sot këtu për të thënë që Suela është e pafajshme apo e fajshme. Ne kemi parë që janë trajtuar kriminelë me masa më të lehta. Suela nuk është një ndër ta. Shteti mund ta hetonte edhe në gjendje të lirë.”. shprehet Klodiana Lala.

Ndërsa Aulon Kalaja u shpreh: “S’është protesta e parë që po bëhet për një gazetar.  Ne duam të vendoset drejtësi” .

“Heto kriminelët në pushtet jo shërbëtorët që duan të bëjnë shtet”,  “Marku heto kriminelët në pushtet”,  këto janë disa nga pankartat sot në protestë.

Protesta po mbahet tek Prokuroria e Përgjithshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here