Skllevërit modernë të Edi Ramës…

0
138

Dhjetra forca policore që i garantojnë siguri, qindra punonjës të administratës që e ndjekin nga pas dhe i mbushin karriget apo sheshet…

Këta janë skllevërit modernë të Edi Ramës, që po marshon i vetëm drejt 30 qershorit.

Disa e ndjekin nga pas me urdhërat dhe listat që hartojnë eprorët e tyre, të tjerë i detyrohen se i ka bërë pjesë të administratës. Secili me halle për t´´t e tij, duke vënë në peshore bukën e përditshme, luan rolin e gurit të shahut në një fushë që e komandon “lideri global”.

Në 30 vitet e tranzicionit shqiptar kurrë nuk ka ndodhur që një kryeministër veç eskortës që e mbron, sipas përcaktimit të ligjit, ndoshta edhe me shtimin e disa trupave në situata të jashtëzakonshme, të ketë edhe reparte me forca special të Policisë së Shtetit.

Kjo s´ka ndodhur as në 1997, kur kryeministra ishin Aleksandër Meksi dhe më pas Bashkim Fino, që drejtoi qeverinë e pajtimit kombëtar.

Në një situatë që vetë Rama nuk e konsideron të jashtëzakonshme, kryeministri lëviz me të paktën 10 makina, disa me trupa të gardës, të RENEA dhe disa me ato të policisë.

Ndërsa krahas policëve të rendit, janë të paktën edhe 30 trupa të FNSH-së, transportohen nga repartet e tyre t´i garantuar qetësinë kryeministrit në takimet që zhvillon. Këta përbëjnë edhe skalionin e parë të skllevërve modern, ata që paguhen me taksat e qytetarëve dhe e mbrojnë kryeministrin po nga qytetarët.

Herë të ulur dhe herë në këmbë, përballë liderit global qëndrojnë skalioni i dytë i skllevërve. Këta mblidhen me apel, brenda dhe jashtë orarit zyrtar, lënë punën pas dore, ose familjen e tyre, vetëm e vetëm që lideri të ndjehet mirë, të shikojë para tij njerëz që marrin frymë me kujdes, duartrokasin, brohorasin apo qeshin me telekomandë.

Madje në fytyrat e tyre duhet të tregohet sesa të lumtur janë. Nuk ka rëndësi se çfarë ata mendojnë për monologjet e liderit, e rëndësishme është që Ai të ketë përpara një turmë dhe ti flasë për Ata, që sipas tij po i prishin avenirin.

Po vepron njëlloj si një “tutor” duke shfrytëzuar njerëz që ligjërisht duhet t´i shërbejnë shtetit, por që në fakt janë nën komandën e Njëshit.

Për momentin i japin siguri dhe ndjehet i fortë, nesër do e përmbuzin e shesin, siç ndodh gjithmonë me skllevërit që fitojnë lirinë, ose gjejnë një padron të ri.

Nga Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here