Urim me ‘ta futur’ ??? Bushati ‘thumbon’ Ramën, me urimin për ditëlindjen e PS-së: Duhet të ruhemi…

0
100

Ish-kryediplomati Ditmir Bushati ka uruar ditëlindjes e Partisë Socialiste. Me anë të një mesazhi të publikuar në faqen e tij në Facebook, të krijohet përshtypja sikur ish-ministri i shkarkuar nga Rama thumbon shefin e tij politik.

Progresiste në frymë, perëndimore në mbrujtje dhe patriotike në formim, Partia Socialiste mbetet sot e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit tonë. Por, procesi i evolucionit në mënyrë të pashmangshme ka edhe deformime apo frenime të mundshme, nga të cilat duhet të ruhemi, që përparimi të mos kthehet në vendnumërim, shpresa të mos kthehet në dëshpërim dhe e ardhmja e shqiptarëve të mos jetë jashtë, por brenda vendit. Garancia më e mirë për këtë është familja e madhe socialiste, kjo shumicë e heshtur, shpesh e harruar, por e padiskutueshme e këtij vendi, e cila gjithmonë ka treguar që është forcë shtytëse e progresit”, shkruan Bushati.

Në vitin 2019 është e vështirë të flitet më për ndasi monokromatike e majtë-e djathtë, por për modele qeverisjeje që sjellin mirëqenie për qytetarët. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë, kontributin dhe eksperiencën e trashëguar që nga themeluesit e saj, sikundër burimet e pashtershme njerëzore që të hyjë në historinë e pluralizmit shqiptar si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtet-bërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët, dhe premtimet nuk i ka për të përcjellë, por për të përgatitur një të ardhme të denjë për shqiptarët. Ne socialistët dhe progresistët kemi përgjegjësinë për të konsoliduar rrugën e ndërtimit të Shqipërisë Europiane. Një Shqipëri që bazohet tek ekonomia e dijes, por dhe që mendon për të pamundurit. Një Shqipëri që bazohet tek kapitalizmi progresiv që krijon mundësi për të gjithë, pavarësisht prejardhjes dhe statusit në shoqëri. Një Shqipëri solidare e dinjitoze në rajon dhe kontribuese në arenën ndërkombëtare. Një Shqipëri për gjeneratën e re, e cila është e etur për zhvillim dhe progres”, shton.

Përplasjet mes Ramës dhe Bushatit kanë filluar muaj më parë, deri sa arritën në ‘pikën e vlimit’ kur Bushati u shkarkua nga posti i Ministrit të Jashtëm nga shefi i tij politik. Në vend të Bushatit u emërua Gent Cakaj. Emri i këtij të fundit nuk e dekretua nga Presidenti Meta duke sjellë edhe një përplasje institucionale Kryeministri-Presidencë, megjithatë Rama gjeti rrugën që Cakaj, i cilësuar nga Rama si “njeriu i lexuar” (megjithatë deri më tani janë parë gafa të bujshme) të vendohej në krye të Ministrisë së Jashtme. Rama emëroi vetëm kryediplomat dhe pas dekretimit nga Presidenti ia kaloi kompetencat Cakajt.

Gjatë seancave plenare, është vënë re se Bushati nuk është ndër të preferuarit e Ramës, për ti shpërndarë fjalimet e ish-kryediplomatit në faqen në Facebbok të kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here