Ish-deputeti demokrat: Rama nuk e përcakton dot me VKM datën e zgjedhjeve…

0
164
Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi nga studio e Oran News tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të përcaktojë me Vendim të Këshillit të Ministrave datën e zgjedhjeve.

‘Mirë apo keq zgjedhjet në Shqipëri bëhen me dekret preaidenti nuk bëhen me akte të tjera. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është ajo  gropa e madhe nën themele që po bën zhvendosjen e dheut poshtë themelit, por nuk po mbushet. Tani themeli i ngrehinës parlamentare është thyer. Tani detyrohet Presidenti të luajë rolin e Gjykatës Kushtetuese, sepse po atë ishte aty do ishim duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 1,2,3 arsye.

Dekreti i djeshëm i Presidentit i hoqi Ramës një alibi, që 30 qershori është një datë kushtetuese. 30 qershori nuk është më. Nuk mund të cohet kryetari i një partie i madh apo i vogël dhe të thotë zgjedhjet i caktoj unë. GJithashtu nuk i cakton dot kryeministri. Kryeministri ka zero zë në kapitullin e manaxhimit të zgjedhjeve. Ka rol ndihmës të rëndësishëm si qeveri për të garantuar një seri infrastrukturash që i duhen zgjedhjeve, por nuk ka rol drejtues dhe vendimarrës. Nuk cakton ai me VKM datën e zgjedhjeve.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here