Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pasi nuk ka denoncuar se ishte marrë peng. I arrestuari është shtetasi I.Q., 28 vjeç, banues në Bulqizë dhe policia e akuzon për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu ishte mbajtur për disa orë në një banesë të braktisur nga shtetasi L.Rr nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë. Motivet mbeten ende të paqarta.
Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit L.Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ” Heqje e paligjshme e lirisë” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes , si dhe për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.