Spaho: Orët e Ramës të numëruara…

0
112

Revista gjermane “Der Spiegel”, më e madhja në Europë, i ka kushtuar një artikull situatës politike në vend dhe vendimit të Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas medias prestigjoze, demokracia në Shqipëri është në rrezik. Sipas zyrtarit të selisë blu, për 6 vjet me rradhë Rama përfitoi nga mungesa e vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe disa miqësi konjukturale për të ndërtuar një shtet diktatorial.

Postimi i plotë

Revista me e madhe ne Gjermani dhe Europe, me prirje te majta Spiegel thekson qe demokracia ne Shqiperi eshte ne rrezik prej Rames dhe klanit te tij. Per kedo tashme po behet e qarte qe oret e Rames jane te numuruara.

Per gjashte vjet me rradhe Rama perfitoi nga mungesa e vemendjes ndaj Shqiperise dhe disa miqesi konjukturale per te ndertuar pothuaj nje shtet diktatorial ne qender te te cilit jane interesat e grupeve kriminalo-mafioze dhe klienteliste.

Por sic ndodh rendom me mafiozet dhe gangsteret, vjen nje moment qe enough is enough dhe Rama e arriti kete pike.

Politikisht do vertitet edhe disa dite apo jave. Ne se do tentoje vertet te zhvilloje me force zgjedhje ne 30 Qershor, ai do te humbe por jo vetem politikisht.

Uroj qe pervec arrogances se pashoqe, ti kete ngelur ne ndonje cep te mendjes se tij te semure edhe ndonje fije realizem per te kuptuar qe punet kane shkuar shume larg dhe eshte bere aq i urryer sa tani nuk rrezikon vetem politikisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here