Qëllohet me 30 plumba i riu pse u nda nga e fejuara….

0
142

Saimir Gjoka është personi i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm është qëlluar teksa udhëtonte me makinën e tij drejt fshatit Turan të Tepelenës ku edhe banon. Sipas burimeve mësohet se ka qenë i fejuar me kushërirën e Tërmet Peçit, kryebashkiakut socialist të Tepelenës.

Gjoka ka qenë ndarë me vajzën në fjalë dhe kjo është një nga pistat për të cilat dyshohet më shumë se ka të bëjë atentati ku mbeti i plagosur.

Saimir Gjoka ishte duke shkuar drejt banesës së tij në fshatin Turan kur është qëlluar me 30 plumba. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Tepelenës, jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here