“Meqë i keni hyp n’shpinë budallëkut çojeni deri në fund!” Manjani: Ku do futeni kur Rama…

0
148

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka cilësuar një budallallëk veprimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos pranuar vendimin e presidentit Ilir Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Në postimin e tij në Facebook, Manjani ju këshillon anëtarëve të KQZ që këtë budallallëk të tyre le ta çojnë deri në fund, por pastaj duhet t’i japin llogari Ramës.

Duke nënkuptuar historinë e para pak kohëve ku Blerina Gjylameti doli kundër gazetarit gjerman Pete Tiede dhe më pas Rama deklaroi në një emision se këtë budallallëk nuk e kushte urdhëruar ai, Manjani shkruan se e njëjta histori do të ndodhë dhe me anëtarët e KQZ.

Ja postimi i Manjanit:

Po mirë mo shoqe dhe shokë të KQZ, meqë i keni hyp n’shpinë budallëkut çojeni deri në fund!

Shpallini që sot rezultatin e zgjedhjeve që do Edi Rama dhe Kryesia e PS dhe bini rehat!

Ç’dallim ka nëse i shpallni sot, nesër, me 30, apo 3?!

Njësoj është.

Po hallin e kam ku do futeni kur të përmendet Edi Rama e t’u thotë :” kush ju tha ju të bëni budallëqe…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here