Batuta e paparë e Genc Sejkos: KQZ-ja do shqyrtojë kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc

0
84

Aktivisti i njohur për memet e goditura, Genc Sejko, sërish ka reaguar me një koment epik në rrjetin social facebook.

STATUSI:

Nesër KQZ-ja do shqyrtojë kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc.

“KQZ do shqyrtojë nesër kërkesën e Kujtim Gjuzit për divorc me gruan”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëndrimin e mbajtur sot lidhur me dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, është bërë objekt memesh e statusesh në rrjetet sociale.

Por më pikanti padyshim mbetet statusi i Genc Sejko: “Nesër KQZ-ja do shqyrtojë kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc”.
Para se të merrte mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzi pohoi se ishte në prag divorci me gruan: “ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja. Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Kujtim Gjuzi në prononcimin dhënë aso kohe për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here