7 PYETJE QË ZBËRTHEJNË ACARIMIN E LALI HISTERIKUT PËR SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE

0
148

7 Pyetje nga Salla për LALI HISTERIKUN se pse o tërbu që po i zgjatet mandati dhe ca muaj:

1. Po pse nervozohesh mo, ty në fund të fundit po të zgjatet mandati dhe përderisa je i sigurtë që fito (siç po leh çdo orë para stafit shëtitës të Bashkiut dhe Qeveriut, regjisë qëndrore dhe fotografëve) le të bëhen kur të duan mo, ti a fito siç thu, pse shqetësohesh?

2. Po pse leh kot mo, ke frikë se bëhen Zgjedhje Lokale dhe Parlamentare bashkë mo dhe duhet të zgjedhësh midis Kandidaturës për Kryetar ose Kryeministër? Po a nuk ke thonë vetë se do mandat Bashkiu?

3. Po pse leh mo, ke frikë se mos të vënë përballë ndonjë kandidaturë si Daja (që e mbështesim të gjithë me në krye Brryli Broadway) dhe ti digjesh edhe për Bashkun dhe Qeveriun?

4. Po në çfarë Zgjedhjesh do shkosh në 30 Qershor mo, kur s’i bën dot KQZ e cila s’ka mandat me gjyku por veç zbato dekretet e Presidentit (se s’ka as Gjykatë Kushtetuese ku me e çu as KQZ dhe as PS s’e shkarko dot Presidentin për të njëjtën arsye – shkarkimi nuk bëhet dot pa Vendim të Gjykatës Kushtetuese – Neni 90 i Kushtetutës)?

5. Pse të zuni diarreja sa more vesh që s’ka pse me pas përplasje përplasjen të popllit opozitar me policinë e Leshit dhe me EDverin, pse e dojshe kaq shumë këtë përplasjen, çfarë skenari t’u prish edhe ty edhe EDverit?

6. Pse i dojshe me u përfundu shpejt shpejt Zgjedhjet tani që sapo ka fillu debati në Evropë dhe SHBA për pastrimin e parave të drogës me leje ndërtimi mo dhe pak nga pak po të del dhe ty emri?

7. Mos je zënë kaps se ke marrë vesh surprizat që janë gatu për ty në Zgjedhjet e Shtatorit njësoj si në 2009 me G99?

Nga Avokati Altin Goxhaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here