Skandali me listat e zgjedhësve/ “Ky është fundi i fundit”, Gjata: Skema e PS-së për të manipuluar votat, OSBE

0
140

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata deklaroi se me gabimet që rezultojnë në listën e zgjedhësve në Shqipëri është një arsye e mjaftueshme për të mos shkuar në zgjedhje pasi sipas tij, 10% e tyre nuk kanë të dhëna të sakta.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë intervistës në studion e lajmeve të Fax News.

“Në një garazh makine banonin 6 persona në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhësit që do të votojnë të Universiteti i dërgon te Treni, ato të Trenit i dërgon tek Universiteti. Kjo bëhet për të mërzitur zgjedhësit që të mos marrin pjesë në votime sepse pikasin zonat ku nuk i përkrahin. Këto nuk janë gabime por manipulime të listave. Tani që nuk merr pjesë opozita shton 100 votues në një qendër dhe thotë shikoni se sa vota kemi marrë këtu kur ndërkohë mund të mos kenë marrë asnjë votë”, tha Gjata.

Gjata deklaroi gjithashtu se janë tjetërsuar gjithashtu edhe kodet e banesave ku sipas tij bëhet fjalë për mbi 47 mijë të tilla, duke shtuar se qëllimi i kësaj është i njëjtë.

“Nga Dhjetori i vitit 2018 der më tani 350 mijë u janë modifikuar të dhënat dhe që janë votues potencial. Janë shtuar më shumë se 47 mijë kode të reja banesash. Që do të thotë se nëse në një qendër votimi ka pasur kaq numër banesash, sot janë shtuar për të justifikuar sërish rezultatet zgjedhore. Në një banesë sipas tyre banojnë rreth 300 persona, po në cilën banesë mund të ndodhë kjo. Në momentin kur kjo kthehet në humor, ky është fundi i fundit dhe tmerri i tmerrit, se është humor i zi”, tha zyrtari i PD-së.

Ai shton se 400 zgjedhës rezultojnë si banorë të të njëjtës godinë dhe argumentoi se ky është manipulim sepse sipas tij, duhet që këtyre personave t’ju jepet një banesë që të shënohet si adresë dhe më pas ti regjistrojë si zgjedhës në atë zonë.

Ai bëri thirrje ndaj OSBE-së që ti kërkojë KQZ-së dhe presidentit shtyrjen e zgjedhjeve me argumentin se rregullimi i listave para zgjedhjeve është i pamundur dhe nga ana tjetër me këto lista nuk mund të shkohet në votime.

“400 zgjedhës në një qendër votimi, por nuk ju jep një banesë këtyre personave, t’ju japë banesë pastaj ti regjistrojë. Auditi nuk gënjen, për çfarë mund të gënjejë ai, kur faktet flasin vetë. Gjithë këto shkelje, mjaftojnë këto shembuj që lista të bjerë poshtë 100% dhe të bëhet lista nga e para. Por çfarë ndodh, kanë kaluar afatet, sepse deri në këtë datë nuk mund të bëhet asgjë sepse përveç të tjerave janë mbyllur listat. Auditi nuk lidhet direkt me afatin e listës por me cilësinë e listës dhe me këto lista nuk shkohet dot në zgjedhje. Vetë Partia Socialiste me këtë listë nuk hyn dot. Nuk e di ku është OSBE-ja këtu. Duhet të reagojnë, ti kërkojnë KQZ-së dhe Presidentit të shtyjnë zgjedhjet dhe ata ta vendosin një gjë të tillë”, tha Gjata në intervistën e gazetaren Klaudia Karabolli.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit sa i përket përgjimeve të publikuara nga gazeta Gjermane Bild, dhe ku përfshihen përfaqësues të lartë  të PS-së, në akte të manipulimit të votave, Gjata tha se krimi është në majën e pushtetit dhe urdhërojnë drejtorët, ministrat, madje edhe kryeministrin.

“Krimi i organizuar po i zgjidh zgjedhjet me telefon, ai drejton drejtorët, urdhëron edhe ministrat, madje edhe kryeministrin po prit se nuk kanë dalë të gjitha. Prokuroria nuk është më prokurori, ajo është e kapur nga kryeministri, sepse me këto prova duhet të ishte dhënë masa e arrestit. Ai Avdylaj nuk është drejtues i PS-së, ai i ka thirrur në telefon për të ndarë detyrat, ti do të bësh këtë, ti do të bësh atë, pra për të dhënë urdhëra. Pse u vu Arta Marku, pse nuk lëvizet Donika Prela nga aty(?) Pikërisht për të mos u bërë publike dosjet. Nuk ka më zgjidhje ligjore, kanë mbaruar alternativat, tani zgjidhja është politike. Është shumë e rëndë kur thërret dhe urdhëron drejtorin ti dërgojë listën”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here