Skandal/ Maturantët ende në provime, tezat dalin në Facebook: Ja kush i ka nxjerrë!

0
188

Teksa është duke u zhvilluar provimi i parë i maturantëve në të gjithë vendin, ka dëshmi se tezat janë publikuar  në rrjetet sociale, për të favorizuar persona të caktuar. Kështu në një postim në Facebook ish-kryeminitri Sali Berisha ka denoncuar situatën në qytetin e Kukësit, ku sipas tij maturantëve po iu bëhen lëshime kundrejt votës.

“Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital! sb

Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!”,shkruan Berisha.

Maturantët në të gjithë vendin po i nënshtrohen sot testeve për gjuhën e huaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here