Rezultatet/ Njerëzit gëlltisin mijëra grimca plastike çdo vit

0
116

Njerëzit gëlltisin dhe thithin nëpërmjet frymëmarrjes mijëra grimca plastike çdo vit, sipas kërkimeve të publikuara të mërkurën.

Këto mikro grimca plastike, që krijohen nga shpërbërja e produkteve nga më të ndryshmet si veshjet sintetike, gomat, lentet e kontaktit etj., gjenden tashmë kudo në planet, nga akullnajat më të larta deri në fundin e oqeaneve.

Shkencëtarët kanadezë kanë analizuar me mikroskop qindra të dhëna mbi ndotjen, duke marrë për bazë regjimin mesatar dhe modelin e konsumit të amerikanëve.

Sipas rezultateve të këtyre vlerësimeve një njeri i rritur gëlltit deri në 52 000 grimca plastike në vit. Dhe nëse merret parasysh ajri i ndotur, këto shifra arrijnë deri në 121 000.

Rreth 90 000 grimca të tjera shtohen nëse konsumojmë vetëm ujë në shishe, shton ky studim, i publikuar në revistën “Environmental Science and Technology”. /ATA/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here