Gazetari gjerman i jep një leksion kushtetues Ramës dhe Arta Markut!

0
122

Peter Tiede, gazetari gjerman i BILD i cili tashmë është bërë hero i shqiptarëve pas publikimit të shkrimit të tij tronditës ku zbulohen përgjime që vërtetojnë lidhjen dhe shkrirjen e organizatës Rilndja me një organizatë të madhe kriminale si ajo e Avdylajve, brenda 24 orëve ka reaguar plot tre herë në faqen e tij në FB. Hera e fundit ishte ajo afër mesnatës së mbrëmshme ku gazetari gjerman I jep një leksion kushtetues qeverisë shqiptarë dhe veçanërisht prokurorisë.

“Shqipëria dëshiron të ndalojë mbulimin e përgjimeve. Dhe kështu shkel nenin 22 të Kushtetutës Shqiptare.
Neni 22 1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, radios dhe televizionit janë të garantuara. 3. Ndalohet censura paraprake e një mjeti të komunikimit. 4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve radiotelevizive.
Neni 23 1. E drejta e informimit është e garantuar. 2. Secili ka të drejtën, në përputhje me ligjin, të marrë informacion në lidhje me veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. 3. Secilit i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive”, citon Kushtetutën tonë Tiede pa shtuar asnjë koment nga vetja e vetë.

Ky reagim vjen pas urdhëroi absurd të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për mos lejimin e publikimit të këtyre përgjimeve në mediat shqiptare. Por ky urdhër i firmosur nga prokurorët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara ka ngjallur një furtunë të vërtetë reagimesh në mjedisin mediatik shqiptarë. Kjo është edhe arsyeja që gazetari Tiede statusin e tij e shoqëron këtë leksion kushtetues, me një link ku mund të lexohen reagimet e forta mbrëmë vonë në emisionin “Opinion”. Ajo që ra në sy ishte se prokuroria nisi hetimet për “nxjerrje sekreti” dhe më pas urdhëroi mos publikimin e 6 përgjimeve skandaloze menjëherë pasi kryetarii komisionit të Ligjeve dhe deputeti I PS-së Ulsi Manja kërkoi pikërisht të njëjtën gjë gjatë një konference për mediat menjëherë pas ribotimit të investigimit të BILD në mediat shqiptare.

“Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, të fjalës së lirë dhe i deklaratës universale të Të Drejtave të Njeriut, artikulli 19 i të cilës i jep të drejtën shtypit të publikojë çdo material që e sheh si interes publik dhe aq më tepër materiale me një rëndësi të tillë. Shfrytëzoj një nen të Kodit Penal që nuk është për gazetarët. Ka pasur një nen në Shqipëri dhe është mbyllur me një fitore të shtypit, pra shtypi e ka tejkaluar këtë çështje në vitin 1995. Natyrisht Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj mos dalin sekrete, por shtypi ka çdo të drejtë ta publikojë.

Është artikulli nr. 19 i deklaratës universale të të Drejtave të Njeriut, është artikulli nr. 10 i Konventës Europiane. Është një precedent i mbyllur në botë, është një precedent i mbyllur në Shqipëri, është më pak se dritëshkurtësi, nuk dua ta quaj idiotësi sepse e quajti Hakorja dhe nuk vlen më shumë se idiotësi, që Prokuroria t’i kërkojë shtypit të mos publikojë. Çdo dokument autentik që keni, silleni se e publikoj unë, le të veprojë Gjykata. Le të vijë Prokuroria përpara se të ndalojë banditët. Është kriminale t’i kërkosh shtypit t’i mbylli gojën. Është më shumë se kriminale. Unë nuk e di ku e gjen kurajon një prokuror të kërkojë t’i mbylli gojën shtypit. Është e paprecedentë”, deklaroi mbrëmë në emisionin e tij Blendi Fevziu.

Por këtij argumenti të kërkuar “larg” nëpër botë te artikulli 19 i deklaratës universale të Të Drejtave të Njeriut, nga Gjermania gazetari Peter Tiede i ka shtuar nenin 22 dhe 23 të Kushtetutës së Shqipërisë, për lirinë e informimit.

Ja postimi i tij i plotë

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here