Pergjimet e ‘Bild’, Mediu: Blerje, vjedhje votash, kërcënim jo nga bandat por drejtuesit e PS nën komandën e Ramës…

0
104

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook pas publikimit të përgjimeve nga media më e madhe në Gjermani Bild.

“Nëse shqiptarët ulin kokën sot dhe nuk qëndrojnë për të mbrojtur pluralizmin, të drejtën e tyre të votës do të jenë të humbur e të dhunuar nga një diktaturë e re e Krimit dhe Korrupsionit”, shkruan ai.

Ja postimi i tij i plotë:

Ky pushtet nuk njeh kufi as në inkriminim, as në korrupsion dhe as në shkatërrim të interesave kombëtare.

Blerje, vjedhje votash, kërcënim jo nga bandat por drejtuesit e PS nën komandën e Ramës.
Paracaktojnë sa deputetë do marin 10-0.

Rama thotë do bëje zgjedhje prapë me kriminelë dhe banditë, blerje, vjedhje, kërcenime.
“Gjithë pushteti Sovjetëve” krimit dhe korrupsionit.

Nëse shqiptarët ulin kokën sot dhe nuk qëndrojnë për të mbrojtur pluralizmin, të drejtën e tyre të votës do të jenë të humbur e të dhunuar nga një diktaturë e re e Krimit dhe Korrupsionit. Komunizmi do zëvendesohet me Rilindjen e vrasjes së të sotmes dhe të ardhmes.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here