Nipi i diktatorit, lë pas burgun për kokainë, hedh pas krahëve periudhën e errët shfaqet i buzëqeshur me…

0
211
Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali së bashku me bashkëshorten e tij kanë pozuar të buzëqeshur për kamerën.
Nipi i diktatorit Enver Hoxha duket se e ka hedhur pas krahëve periudhën e errët vuajtjes së dënimit për prodhim narkotikësh.

Krah bashkëshortes së tij, këngëtares Rezarta Shkurta, Ermali ka qënë pjesë e eventit të “Geraldina Sposa” të zhvilluar pak ditë më parë ku edhe kanë pozuar të buzëqeshur.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Ermal Hoxha ka lënë qelinë në burgun e Fierit në 13 shtator 2018 teksa i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, kur përfitoi nga lirimi me kusht. Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit. Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here