Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë!!! Shpërthen Lubonja: Partitë tona janë të gjitha të djathta ekstreme, s’ka të majta e të djathta….!!!!

0
115

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se korrupsioni në Shqipëri është i integruar në sistem dhe se kemi një regjim që duhet rrëzuar. Sipas tij ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Duke komentuar situatën politike dhe protestën e fundit të opozitës në studion e News24, në rubrikën “Opinion” Lubonja tha se nëse studentët do kishin bërë kaq dhunë, Rama do ikte.

“Kur e pashë atë të parë me flamuj amerikanë, europianë e tullumbace thashë kjo është kot se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare se tullumbace janë vetë. Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash. Kur ndodhi e dyta thashë që këtu ka diçka që meriton. unë ngelem i mendimit se këtu nuk bëhet fjalë për krim e korrupsion. Ka shtet por ka dhe krim të organizuar. Unë jam i mendimit se këtu korrupsioni është i integruar në sistem. Kemi një regjim që duhet rrëzuar.
Një regjim që duhet rrëzuar kërkon mjete më të forta se dialogu. Opsioni i dhunës është një opsion që bën kambanë alarmi. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët Rama ikte sot. Për mua ka pak dhunë, s’ka dhunë fare. Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Këta janë më të dhunshmit. Ky është sistemi më i dhunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, kjo është më shumë se dhunë”, deklaroi Lubonja.

Sipas tij vendi është një burg i madh. Për Lubonjën në Shqipëri nuk ka parti të majta, por janë të gjitha të djathta ekstreme.

“Thonë ose ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni neve. Në këtë kuptim nuk ka asnjë lloj shprese që të kthehen dhe të mendojnë këta që e kanë çuar deri këtu këtë vend.
Një nga alibitë që ka Edi Rama është ajo se pak a shumë kjo ka ndodhur në Shqipëri, kanë bërë dhunë ca parti, kanë marrë pushtetin, nuk kanë punuar për pasurimin e popullit. Kështu bëri dhe Rama me 21 janarin, pra dhunë e cila instrumentalizohet zemërimi i njerëzve ose manipulohet një zemërim për qëllime. Unë mbetem i mendimit që këtu duhen parti të majta të vërteta që të përfaqësojnë popullin. Ata që protestojnë janë viktima, por ata që protestojnë me një koshiencë të madhe se çfarë kërkojnë. Partitë tona janë të gjitha të djathta ekstreme, s’ka të majta e të djathta”, deklaroi Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here