Kreu i NATO-s, Stoltenberg, mbërrin në Tiranë, takime me zyrtarët e lartë të shtetit….

0
108

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka mbërritur në aeroportin e Rinasit sot në mesditë. Ai është pritur nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ka zhvilluar me të një takim në sallën e pritjes së aeroportit.

Stoltenberg do të qëndrojë vetëm disa orë në Tiranë, pasi në mbrëmje do të niset për në Maqedoni. Gjatë pasdites ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajë një konferencë shtypi dhe më pas, me Presidentin Ilir Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here