“Pyetja që më shtrohet sot është kur do e rrëzoni Edi Ramën?” Basha jep përgjigjen për shqiptarët…

0
118

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka ftuar qytetarët në protestën e 2 qershorit.

“Pyetja që më shtrohet sot është kur do e rrëzoni Edi Ramën? Përgjigjen po e jap që këtu: ejani më 2 qershor, në orën 19:00 në protestën për të larguar të keqen. Ejani bashkojuni me ne të shpëtojmë nga kjo bandë hajdutësh, nga këto hajdutë të babëzitur që duhet të largohet një orë e më parë.

Largimi i bandës është në dorën e njerëzve, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, kur u larguam nga strofkulla e krimit.

Orët e tiranisë po numërohen mbrapsht, por kurrë më parë nuk ka qenë në dorën e qytetarëve largimi i kësaj bande dhe të keqes së shqiptarëve”, tha Basha.

Kreu demokrat theksoi se në momentin kur Shqipëria, pas 3 rekomandimeve pozitive priste dritën jeshile të hapjes së negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur.

“Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur.

Ne jemi sot këtu të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese për çdo shqiptar, kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për një grusht njerëzish”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here