SMS-të e turpshme/ Bisedë mes Ramës dhe ambasadori të BE-së në Tiranë…

0
163

Një sms skandaloze është zbuluar këtë të mërkurë nga televizioni Abc News, ku shfaqet një bisedë mes Edi Ramës dhe ambasadori të BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Në një moment kamera ka fokusur celularin e ambasadorit ku në të shfaqet biseda që tregon sesi Edi Rama i rrëfen ambasadorit disa prapaskena të kulisave politike që kanë të bëjmë me opozitën.

Në pjesën e parë të sms-së që Edi Rama i dërgon Sorecas shkruhet: “Basha do të humbiste mbështetjen e mbështetësve të tij të fortë”. Më pas Rama i shkruan “4. Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetut…”.

Ky i fundit i është përgjigjur shkurt në italisht me fjalët: “Çmenduri”. Më pas Rama i drejtohet sërish kësaj here në italisht: “E pe?”. Dhe ambasadori Soreca i përgjigjet tekstualisht: “E pabesueshme”.

Kjo pjesë e komunikimit duket se është zhvilluar vetëm një ditë më parë ndërsa sot Soreca i shkruan i ekzaltuar Ramës duke i rrëfyer përmbajtjen e progresit të raportiti për Shqipërinë ku rekomandohej celja e negociatave pa kushte: “Kjo është e gjitha, komplimenta, pjesa më e vështirë u krye tani duhet fokusuar tek”.

Kjo është ajo që mund të deshifrohet nga ajo që duket një plan i zakonshëm i operatori. Por kjo përmbajtje duket se është në kufijtë e skandalit diplomatik ku duket qartë se Ambasadori i BE-së mban krah dhë në këtë rast është rreshtuar qartazi me kryeministri Edi Rama në kuadër të krizës politike.

E para kjo bisedë tregon se ambasadori i BE-së ka vendosur të ketë si burim për situatën e krizës kryeministrin dhe mënyra sesi e informon ai e bën Sorecan që ti qajë hallin Edi Ramës duke iu drejtuar “pazzesco” dhe “e incredibile”.

Për ata që e kuptonjë deontologjinë e këtyre shprehjeve të thëna nga një Italian është kur ai i jep support bashkëbiseduesit që i rrëfen diçka. Nga ana tjetër duket qartë se Edi Rama gënjen dhe është i pabesueshëm kur del në publik dhe krenohet me faktin se ai refuzon të flasë në gjuhë të huaj për opozitën.

Por kjo bisedë reflekton edhe një tjetër dyshim që ka të bëjë me faktin se zyra e BE-së në Tiranë duket se nuk pasyron situatën reale në Shqipëri, por dërgon raporte në Bruksel për Shqipërinë imagjinare që i dikton Edi Rama sa në WhatsApp e sa në takime informale andej e këndej Tiranës.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here