Rruga e florinjtë/ Bushati: A qëndron Sandri i Klanit pas koncesionit Milot-Balldre?!

0
152

Analisti Andi Bushati, ka publikuar një kronikë të televizionit Klan, në rrjetet sociale. Kronika, është një lajm, me tipare reklame, për rrugën Milot-Balldren, një koncesion me vlerë të çmendur, prej 15 milionë euro për kilometër. Bushati thotë se televizioni kombëtar “Klan”, po i bën apologjinë rrugës Milot -Balldren, “sikur do të konfirmojë fjalët se kush qëndron pas këtij koncesioni“, duke shigjetuar indirekt, pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangajn.

Mos e humbni kete lajm. Nje televizion kombetar qe i ben apologjine rruges Milot-Balldren qe do ti kushtoje shqiptareve 256 milione euro per 17 km. Do mbillen lule dhe do shmangen vdekjet thote kronika sikur do te konfirmoje fjalet se kush qendron pas ketij koncesioni“, shkruan Bushati.

Kronika e TV KLAN: 

https://tvklan.al/zbardhet-projekti-i-autostrades-milot-ba…/

Kompania që e ka fituar koncesionin marramendës, quhet ANK, me administrator, Agim Kolën. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka qenë mjaft i ashpër ditën e sotme, nga qyteti i Laçit dhe ka paralajmëruar se kushdo qëndron pas kësaj kompanie, do të pëfundojë mbrapa hekurave, së bashku me kryeministrin Rama dhe ministren Balluku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here