Pano Soko “zbërthen skemën”: Rreziku i pastrimit të parave me koncesionin “Milot-Balldre”

0
130

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se në rastin e koncesioneve në Shqipëri dhe konkretisht koncesioni i rrugës “Milot-Balldre”, të gjithë riskun, ne vend që ta marrë privati, e merr shteti. Soko tha gjithashtu se ka një rrezik, që nëpërmjet këtij projekti, të pastrohen paratë e pista.

“Në marrëveshje koncesionare klasike, shteti dhe privati bëhen bashkë. Të gjitha lekët që hedh privati, janë në kurriz të tij. Këto janë koncesione. Ndrësa, sa i përket riskut, e mban privati. Por këtu, privaie nuk po merr asnjë risk.

Këto jane tenderat. Por duke qenë se janë të shtrira në kohë dhe nuk i lejon ligji, dhe është gjetur kjo formula e PPP.

Kompania ka shkuar me një projekt tek qeveria dhe ka thënë, kjo rruga që do të bëjë, do kushtojë 140 milionë euro. Kompania ka thënë do marr 70 milionë euro kredi dhe 50 milionë do më japin furnitorët. E para, si mund të marrë kjo kompani kredi?

Problemi është, që nuk janë 70 milionë euro në lojë, sepse ato do të qëndrojnë në bankë, por këto 70 milionë euro që nuk dihet se nga do vijnë”, tha Soko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here