Çelaj: Vlora dhe droga që…

0
118

Nga Flamur Çelaj 

Mund të jetë e vërtet që rënia e trafikut të Drogës ka goditur ekonominë e saj, por ky nuk është lajm i keq, është lajm i mirë!

Ky rast i ngjan vaksinës që të djeg pak në fillim por të shpëton nga sëmundja e madhe që kishte kapluar një qytet të tërë i cili kishte krijuar përshtypjen e gabuar se mund të jetonte nga ekonomia kriminale!

Por mos harroni se çfarë sollën Piramidat, të njëjtin fat por në formën e saj na kishte rezervuar edhe trafiku i drogës i cili i dha efektet e tij me sa e sa bashkëqytetar të zhdukur në mënyrë mafioze apo të tjerë ekzekutuar në publik, duke bërë që të rrezikoheshin edhe jetë të pafajshme.

Efektet negative të fillimit do të tejkalohen pasi energjitë qytetit do të orientohen atje ku duhet, në turizëm bregdetar dhe malor, tregti, ndërtim dhe peshkim, e pse jo edhe në industri(duke vlerësuar sipërmarrjet Vlonjate që kanë iniciativë dhe kompetencë)

Droga nuk është kurrsesi vlerë që na karakterizon ne si qytetar të Vlorës, pasi Vlora dhe Qytetaret e saj i kanë dhënë Shqipërisë më të mirën e tyre dhe kanë ende potencial për tu konsideruar nderi i saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here