Tuesday, May 14, 2024
Home Aktualitet “Shuplakë për qeverinë Rama”, sondazhi i dytë i IPR Marketing: Shqiptarët e...

“Shuplakë për qeverinë Rama”, sondazhi i dytë i IPR Marketing: Shqiptarët e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë

0
99

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga  Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”. 

Kriza politike, sjellje jo normale e partive politike

Në lidhje me krizën politike që po kalon aktualisht vendi, 52.5% e shqiptarëve mendojnë se kjo është një situatë jo e ligjshme dhe jo normale dhe përtej hapësirës demokratike.

38.8% e të anketuarve mendojnë se është një sjellje normale e partive politike në respekt të parimeve demokratike.

Ndërsa 8.7% janë përgjigjur se nuk e dinë.

Shqiptarët e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë

Pyetja: Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit.  Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.

Marzhi i gabimit

Kampioni përfaqësues është 2000 shqiptarë.

Antonio Notto: “Ne nuk kemi intervistuar 2 mijë, por 12 mijë, 13 mijë, por ai kampion na jep thelbëësisht të gjitha të dhënave për qëllime politike dhe se si orientohet vota. Qytetarët janë gjetur me telefon si në nr fiks edhe në celular. Marzhi i gabimit është 2.7%.”

IPR Marketing eshte një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar në kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here