Një vend tjetër i BE-së kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Gjermania: Për Shqipërinë flasim në Tetor….

0
129

Teksa sot pritet të publikohet progres-raporti për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbi ecurinë e reformave të integrimit drejt Bashkimit Europian edhe një vend tjetër i BE-së ka dalë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Pas Francës, Holandës, Belgjikës sot është edhe Danimarka kundër.

Kështu shkruajnë mediat gjermane dhe zvicerane.

Nga ana tjetër, politikani gjerman Gunther Krichbaum ka thënë se vendimi për çeljen e negociatave do të shtyhet për në Tetor, deri sa të arrihet në një vendim.

Në një prononcim për median gjermane nzz.ch. kryetari i komisionit parlamentar për Europën në Bundestag është shprehur se 28 vendet anëtare do të votojnë në mes të Qershorit, por kjo nuk do të thotë ‘asgjë’.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth (SPD), nga ana tjetër, kërkoi një fillim të shpejtë të bisedimeve për pranimit në BE. ‘Tani është në dorën e BE-së ‘, shkruan Roth në një artikull për ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’. ‘Ne kemi dhënë fjalën dhe duhet të mbajmë premtimet tona. Progres i prekshëm është bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ka thënë ai.

Në Gjermani, megjithatë, Bundestagu thuhet se do të japë dritën jeshile. Hapja e negociatave për anëtarësim shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Franca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here