Fijet që e kthyen “kryereformën e Integrimit” në “tentakulë” të pushtetit…

0
177

Që nga votimi në mesnatën e 21-22 korrikut 2016, reforma në drejtësi ka kaluar përmes disa etapave që e kanë zhvlerësuar tërësisht konsensusin e plotë që drafti me ndryshimet kushtetuese mori në Parlament. Duke nisur që nga votimi i ligjeve shoqëruese të paketës, së bashku me Vettingun pa dakordësinë e opozitës së kohës (PD-së) ku krejt ndryshe ishte premtuar edhe nga vetë ndërkombëtarët. Për të vazhduar më pas me parregullsitë e panumërta në proces, që nga përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja, tek shkrirja e Kushtetueses dhe Gjyaktës së Lartë e deri tek vonesat e qëlimshme të SPAK e Byrosë së Hetimit.

Vetëm pak koëh më parë në një intervistë për “standard”, nënkryetari i Komisionit të posaccëm të reformës në drejtësi Oerd Bylykbashi analizoi ecurinë e reformës, ku paraqiti problematikat kryesore të procesit.  “Më gjeni një vend normal, jo vetëm demokracitë e hershme por dhe të tjerët pas ‘90, ‘99, kush është një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese? Jo, sepse mungon Gjykata por është stabilzatori që mbanë bashkë sisitemin. Gjykata Kushtetuese ka disa kandidatura që nuk e dimë se kur do të kalojnë dhe mbi të gjitha do të filtrohen me vettingun do filtrohen ekzaktë të gjithë ata kandidatë. Edhe duke shkelur kështu dhe standardin e vendosur të Vettingut. Kur në të njëjtat kushte janë larguar nga sistemi do kalojnë ato kandidatë që do Edi Rama. Ne nuk kemi sot sistem drejtësie. Ne kemi dy trupa të ngritur KLP dhe KLGJ që cilat janë totalisht jashtë rregullave. Janë të kapura dy 5-shet e anëtarëve dhe prokurorëve, nëpërmjet një procesi politik filtrim të kandidaturave. Kështu që në fund dhe shorti mund të bënte diferencen nga vendimarrja. Një filtrim nga vendimarrja në kundërshtim me Kushtetutën e korrikut të 2016 dhe kemi një sistem drejtësie me gjithë problemet që kishte, po degradon me shpejtësi të madhe për shkak se mungojnë një numër i madh gjyqtarësh. Problemi është që qytetarët e thjeshtë që në shkuaren kanë vuajtur nga korrupsioni i gjyqtarëve, sot kanë një rast të ri për tu drejtuar gjykatës. Cilës gjykatë ti drejtohen? Ku ta marrin drejtësinë?  Po kur ai që mund të ketë bërë padrejtëësin është administratë tatimore, zyra e rregjistrimit të pasurive të paluejshme, ALUIZNI, qeveria. Kjo zgjidhet në gjykatë, po gjykata nuk është. Nga ana tjetër kemi një prokurore të përkohëshme, një figurë antikushtetuese sepse nuk e parashikon kushtetuta. Po më keq akoma e zgjedhur vetëm me 69 vota, ku kushtetuta kërkon që prokurori i përgjithshëm të zgjidhet me jo më pak se 84 vota. Ne kemi një sistem drejtësi që nuk po ngrihet. Ku është SPAK? Ne kemi vonesë të ngritje së institucioneve të cilat po çojnë realisht në lirimin e të burgosurve të atyre personave që janë në ndjekje penale, sepse do të skadojnë afatet proceduriale. Na rrezikohet procesi penal. Kjo tre vite pasi është miratuar reforma. Cila reformë do të ishte quajtur e suksesshme nëse reforma zgjedhore, territoriale do të dështon për tre vite për tu ngritur, do quhej reformë e dështuar. Do prodhojë ca efekte, kohën. Shqiptarët vazhdojnë dhe pësojnë korrupsion masiv nga gjykatat e Shqipërisë të shkallës së parë. Sepse vettingu në vend që të niste nga baza, nisi nga koka”, theksoi në analizën e tij Bylykbashi, e cila vë pikat mbi “I” mbi mangësitë kyçe të reformës në këto vite.

Nga ana tjetër në këtë shkrim, vlen të ndalemi edhe tek Vettingu, ku nuk kanë munguar skualifikimet e gjyqtarëve dhe prokurorëv të njohur gjerësisht për integritet dhe si të papërlyer në korrupsion. Në këtë pikë, ja vlen të ndalemi më gjatë në analizë, pasi kjo mund të jetë edhe pika kyçe e dështimit të reformës.  Ka disa prokurorët dhe gjyqtarë  që janë larguar sipas tyre krejt padrejtësishtë nga sistemi si pasojë e vettingut, që i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke ankimuar vendimet e dhëna në Shqipëri. Kështu kësaj gjykate i janë drejtuar ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj dhe ish-prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova. I vetmi kriter që është marrë për bazë në vendimet përfundimtare për shkarkimin e tyre ishte ai i pasurisë, pa shqyrtuar dy kriteret e tjera të integritetit dhe profesional. Po ashtu anikimieve në Strasburg i janë drejtuar këto kohë edhe gjyqtarë dhe prokurorë te tjerë të shkarkuar, të cilët kanë një afat 6 mujor nga vendimi përfundimtar për t’iu drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si shkalla më e fundit e ankimimit.

Vendimi i parë që do të merret nga Strasburgu duket se do të shërbejë si precendent për vendimet e tjera. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe më parë në Serbi, ku procesi i reformimit të gjyqësorit filloi në vitin 2008. Më shumë se 800 gjyqtarë nga 3000, humbën vendin e punës. Shumica e atyre që u refuzuan në atë kohë, ose apeluan në Gjykatën Kushtetuese në Serbi, ose në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ekspertët ligjorë akuzuan Këshillin Gjyqësor se nuk ka respektuar kriteret në largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të aftë për arsye politike dhe ngritjen në detyrë të të tjerëve me dosje problematike, dhe se e kanë bërë këtë larg nga syri publikut dhe për shumicën prej tyre kanë vendosur rikthimin në detyrë.

Ndërkaq kjo reformë duket se në ditët e sotme nuk ka më as besimin e qytetarëve të ciëlt tre vite më parë e konsideronin si kryereformën e vendit.  Të dhënat nga rezultatet e studimit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine ( i  cili njihet gjerësisht për përfshirjen në draftin e ndryshimeve kushtetuese ) pranoi se 63.3 % e qytetarëve mendonin se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk ishte një proces i drejtë. Ndërkohë po sipas të njejtit studim 62.5% e qytetarëve mendonin se vetingu nuk do ta pastronte drejtësinë.

Artikulli analizues që shpjegoi jo pak…

Në një shkrim të tij të kohëve më parë me titull “Rumania dhe reforma në drejtësi”, autori  Vincent van Gerven Oei përshkruante me imtësi se si është përcjellë reforma në drejtësi në vendet e tjera si Kroacia, Serbia, Maqeodnia e Bullgaria, ndërsa bënte edhe analizën për rastin shqiptarë.

Në vitin 2011, Qendra rumune për Politikat Evropiane publikoi një raport “Qasja e BE-së për Reformën në Drejtësi në Evropën Lindore dhe Juglindore”. Ky raport vlerëson masat antikorrupsion dhe reformat në drejtësi të mbështetura nga BE në vendet si Kroaci, Serbi, Maqedoni, Rumani, Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë. Ai analizon kthjelltësisht politikat, të cilat qëndrojnë pas reformës në drejtësi, të miratuar së fundmi në Shqipëri. Si dhe jep disa ide se si kjo reformë do të funksionojë në të ardhmen. Raporti flet edhe për reformat e ndryshme të drejtësisë të zbatuara pas rënies së komunizmit në vende të ndryshme. Qëllimi i të gjitha këtyre reformave ishte shkëputja e gjyqësorit nga politika dhe vendosja e një gjyqësori të pavarur. Sikurse thekson raporti, gati në të gjitha rastet reforma në drejtësi ka dështuar, pjesërisht ose plotësisht, pavarësisht mënyrave të ndërlikuara për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të reja të drejtësisë.

Shohim të njëjtën strategji të BE në reformën e drejtësisë në Shqipëri. Njësoj si në vendet e tjera, pika e dobët e reformës në drejtësi është zgjedhja e një numri të madh komisionesh ad-hoc ose të përhershme, me votë ose me short, subjekt i vetingut, në duar të vetë gjyqësorit. Raporti shprehet se: Shpjegimi për këtë pikë të dobët të sistemit lidhet me historinë e rajonit. Gjatë komunizmit politikanët kontrollonin gjyqësorin dhe kjo praktikë vazhdoi edhe pas vendosjes së demokracisë së brishtë. Ato për dekada, kanë mbushur sistemin me staf të bindur, të lidhur pas karrierës, ndërsa personat e pavarur, mendjehapur janë margjinalizuar gjithmonë. Fatkeqësisht mundësitë janë më të këqija, eksperienca tregon se Serbia ricaktoi të njëjtën gjykatës dhe Ukraina nuk vendosi asnjëherë një gjyqësor të pavarur. Fatkeqësisht, pavarësia e tyre nuk solli besueshmëri dhe efikasitet. Ne nuk e bllokojmë pavarësinë, ne vetëm paralajmërojmë se kjo nuk është një zgjidhje magjike në të cilën të gjithë besuam një herë.

Ambasadorja e BE-së Vlahutin ka heshtur për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe dekriminalizimin – ajo ka theksuar vetëm rëndësinë e ligjit të vetingut – por ajo dhe ka dëmtuar imazhin e BE-së në Shqipëri, me blerjen e një pasurie të patundshme në një zonë ku shqiptarët kanë të gjithë arsyet e mundshme të besojnë se pjesa më e korruptuar dhe kriminale e shoqërisë jetojnë. Ka shumë mësime për të mësuar nga reformat e drejtësisë apo ligjet antikorrupsion, të nisura nga BE në vendet rreth nesh, e nuk është ende shumë vonë për të mësuar nga to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here