Çfarë po ndodh! Video/ Një orë nga protesta, “blindohet” kryeministria

0
105

Rreth një orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, forca të shumta policie kanë bërë gardh, godinën e kryeministrisë. Efektivë të forcave të rendit, janë vendosur në rresht pas gardhit metalik që rrethon godinën.

Forca të shumta policia ndodhen në të gjitha anët e godinës qeveritare, të cilat duket të jenë më të shumtë në numër krahasuar me protestat e mëparshme.

Opozita e bashkuar pritet të mblidhet sot në protestën e gjashtë kombëtare, kundër qeverisë Rama. Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Basha nuk ka ‘lëshuar pe’ nga qëndrimi i tij, largimi i kreut të qeverisë dhe krijim i një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here