Berisha nga protesta: Edvin Kristaq Rama lexoje mirë këtë mesazh. Mësazhi është i qartë

0
161

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në marshimin e protestuesve të thirrur sot nga opozita.

I veshur me jelek të zi dhe këmishë të bardhë, lideri historik i PD, është kapur nga kamerat teksa ecën krah Gazmend Bardhit drejt Parlamentit.

Kjo lëvizje vjen pas thirrjes që kryetari i PD, Lulzim Basha, iu bëri protestuesve, dhe pjesëmarrësve në protestë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat nga parlamenti, aty ku edhe janë zhvendosur protestuesit.

‘Edvin Kristaq Rama lexoje mirë këtë mesazh. Mësazhi është i qartë.

Kur të rrëzosh këta qindra mijëra burra e gra që kanë pushtuar Tiranën atëherë mund të cënosh pluralizmin.

Është në mbrojtje të themeleve të kushtetutës që ndërtohet mbi pluralizmin politik. Lexo mesazhin e qytetarëve.

Thirrja ime është: Jep dorëheqjen, dëgjo mesazhin e shqiptarëve’, tha ish-kryeministri Sali Berisha për FaxNews.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here