Pamje të rënda/ Tentoi të ngrinte 250 kilogramë, peshëngritësit i thyhet këmba…

0
116

Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshëngritës në Rusi thyen këmbën ndërsa përpiqet të ngrejë 250 kg.

Yaroslav Radashkevich ishte në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, kur tentoi që të ngrite peshën e madhe në Khabarovsk në Lindjen e Largët Ruse.

Në pamjet e mëposhtme shihet ekipi i tij që është duke mbështetur për të ngritur peshën, po në një moment një prej tyre shihet i pavëmendshëm, çka rezulton fatale për peshëngritësin.

Ai pësoi një thyerje të këmbës së djathtë dhe u shtrua në spital të dielën.

“Unë u përgatita shumë gjatë për këtë garë, isha i sigurt që do të kisha një perfomancë të mirë.

Dy javët e fundit këmbët e mia filluan të lëndohen, nuk i kushtova vëmendje, dhe thashë se do të kalonte pa qenë e nevojshme që të merrja ilaçe”, është shprehur Radashkevich.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here