Studentët nga të gjitha universitetet e Shqipërisë do t’i rikthehen protestave kombëtare të mërkurën, më 22 maj. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkan Web” se sot në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje prej 6 orësh me përfaqësues nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, lidhur me pakënaqësitë e studentëve me “Paktin për Universitetin” dhe kërkesave të papërmbushura.
Pas mbledhjes mësohet që studentët të kenë dalë me një vendim zyrtar, asaj të një proteste studentore kombëtare me një vendim të unifikuar nga të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e saj. Mësohet se mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, disa do të jenë të pranishëm në protestën e Tiranës ndërsa pjesa tjetër do të protestoje në forma të ndryshme në qytetet përkatëse. Për qytetin e Korçës, mënyra se si do të organizojnë protestën do të vendoset nga vetë studentët në një vendim tjetër.
Studentët e Korçës do të protestojne për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punesimin e të rinjve, tha Ismeralda Sejdolli, kryetarja e Këshillit Studentor.
Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studenteve
Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.
Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë
1.Portali i transparencës të bëhet funksional
- Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %
3.Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, prat ë njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar
- Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj
5.Stazhet të paguhen të plota
6.Rankimi i programeve të studimit
- Përmirësimi i kurrikulave mësimore
8.Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi
9.Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)