Ngjarja e pazakontë!!! VIDEO/ Sulmohet papritur Arnold Schwarzenegger

0
142

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur aktorit të njohur Arnold Schwarzenegger ndërsa po merrte pjesë në një aktivitet sportiv në nder të tij, në një palestër në Sandton të Afrikës së Jugut.

Ndërsa po bënte një video-selfie për të treguar aftësitë e atletëve, një person u shkëput nga spektatorët dhe e goditi me shkelm yllin e ”Terminator” në kurriz.

Ish guvernatori Schwarzenegger përfundoi në tokë dhe u ngrit nga rojet e sigurisë, të cilët e rrethuan menjëherë.

Autori i sulmit ndaj Schwarzenegger u neutralizua dhe ende nuk dihen motivet se përse e kreu atë veprim.

“E kuptova që isha goditur vetëm pasi pashë video. Kujtova se u shtyva nga turma dhe kjo është një gjë e zakonshme. Jam shumë i lumtur që idioti nuk më prishi videon”, shkruan aktori 71 vjeçar në “Tëitter”-in e tij.

Por ylli i Hollywood, Arnold Schwarzenegger nuk do ngrejë padi ndaj personit që e sulmoi gjatë një aktiviteti në Afrikën e Jugut.

Sulmuesi u ndalua pas incidentit në Johanesburg. Megjithatë të dielën, Schwarzenegger tha se nuk do ta vazhdojë më tej çështjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here