Edvin Kulluri: Rama dhe Basha na kthyen 20-vite pas….

0
130

Nga Edvin Kulluri

Kemi arritur ne nje pike qe elita politike eshte e ndare ne dy qendrime, perceptime, realitete dhe artikulime krejtesisht te paperputhshme me njera-tjetren! Te dyja palet jetojne ne realitetet e tyre absolute duke mohuar cdo fakt apo perceptim qe qendron jashte vendimeve te kryetareve dhe kupoles qe u sherben! Rilindasit mendojne se Rama ka qeverisur mire, nuk ka korrupsion, nuk eshte perfshire me krimin, nuk i ka mohuar opozites dhe institucioneve te pavarura hapsiren e saj politike te kontrollit te qeverisjes etj.. Nga ana tjeter nje opozite zyrtare qe harroi qe humbja e 2017 ishte kryesisht faji i Bashes, qe djeg mandatet duke prishur rregullat e perfaqesimit politik dhe bojkoton zgjedhjet duke hedhur ne ere sistemin politik! Asnjera pale nuk sheh asnje pergjegjesi tek vetja nderkohe jane bashkefajtore per situaten e krijuar! Po fole ndryshe nga Rama dhe Basha shpallesh “armik”! Kategorite mendim, debat, arsyetim, perfaqesim, konkurence, perfaqesim, kushtetuetshmeri, rend ligji etj. jane flakur duke u zevendesuar nga fjalet nenshtrim, bindje, servilizem, klientelizem, miltarizim, mohim, perjashtim etj.. Kjo elite qe po drejton sot vendin eshte e papergjegjshme, anti- demokratike, arbitrare dhe per kete shkak konfliktuale! Jo vetem qe jane ne diskordance te plote me modelin perendimor te bashkejeteses por po rrenojne edhe traditen me te mire politike te ndertuar pas vitit 1998 ku u shenua dhe perplasja e fundit mes paleve! Me ardhjen e Rames ne krye te PS, ketij gjoja intelektuali dhe Bashes ne PD ketij gjoja perendimori, jemi kthyer 20 vite pas! Elitat politike, intelektuale, mediatike dhe te grupeve te interesit duhet te ndalojne kete marrezi te pashembullt!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here