Ish-deputeti socialist thirrje të fortë Metës: Mos e dekreto Gjinushin, në krye të Akademisë së Shkencave…

0
113

Ish-deputeti socialist Taulant Dedja i bërë thirrje Presidentit Meta të mos dekretojë emrin Skënder Gjinushit si kryetar të ri të Akademisë së Shkencave.

Duke e cilësuar si ish-ministrin e qeverisë moniste të Adil Çarçanit, Dedja i ka bërë thirrje poltikës nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale që të qëndrojë larg Akademisë së Shkencave.

“Z. President i Republikës mos dekreto në krye të Akademisë së Shkencave, ish-Ministrin e Adil Çarçanit!

Gjinushi, figurë e diskredituar pa asnjë kontribut në shkencën shqiptare!”, shkruan Dedja.

Reagimi i ish-deputetit të PS-së vjen në një kohë kur në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave njoftohet mbajtja e mbledhjes zgjedhore të Akademisë së Shkencave, datë 24 maj 2019, ora 10.00, në sallën “Aleks BUDA”.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja zgjedhore e 24 majit do të mbahet me këtë rend dite:

“Paraqitje e kandidaturave dhe platformave të tyre.

Procesi i votimit dhe shpallja e rezultateve të votimit.

Miratimi i raportit vjetor 2018”.

Ndërkohë Akademia e Shkencave ka deklaruar edhe listën e kandidatëve si më poshtë:

Akademik Skënder Gjinushi për pozicionin e Kryetarit të ASH-së

Akademik Vasil S. Tole për pozicionin e Sekretarit Shkencor të ASH-së

Akademik Salvator Bushati për pozicionin e Zv.kryetarit të ASH-së

Akademik Neki Frashëri për pozicionin e Kryetarit të Seksionit të SHNT-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here