BE: MAQEDONAS, BËNI ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME! SHQIPTARË, MOS BËNI ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME!

0
97

Nga Kastriot Cipi
Ambasadorët e huaj në Tiranë po refuzojnë me vendosmëri, por pa argumenta, zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri, në emër të stabilitetit. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Kur stabiliteti kërcënohet, zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje shumë efikase e krizës dhe sjell rikthimin e stabilitetit. Shqipëria ka bërë zgjedhje të parakohshme në vitet 1992 dhe 1997. Në të dy rastet, zgjedhjet e parakohshme kanë zgjidhur krizat e krijuara pas zgjedhjeve të rregullta të viteve 1991 dhe 1996.
Ndërkohë zgjedhjet e parakohshme mbeten një opsion për zgjidhje krizash në të gjitha demokracitë perëndimore dhe kurdo e kudo që ndodhin, nuk kundërshtohen nga ambasadorët e huaj në vendin respektiv. Akoma më interesant është rasti i Maqedonisë së Veriut. Në vendin fqinj janë zhvilluar 4 palë zgjedhje të parakohshme, nga viti 2008 deri në vitin 2016 (2008, 2011, 2014 dhe 2016), të gjitha jo vetëm me bekimin, por edhe me presionin e BE!

ZGJEDHJET E FUNDIT TË PARAKOHSHME NË DISA DEMOKRACI PERËNDIMORE
1. Mbretëria e Bashkuar 2017
2. Spanjë 2016
3. Republika Çeke 2013
4. Luksemburg 2013
5. Sllovaki 2012
6. Greqi 2012
7. Slloveni 2011
8. Australi 2010
9. Itali 2008
10. Danimarkë 2007
11. Gjermani 2005
12. Japoni 2005
13. Zelanda e Re 2002
14. Kanada 2000
15. Shqipëri 1997

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here