Kur nuk e ndalët të parin, ky i trau i dytë t’ju bëjë mirë

0
127

Nga Patrik Sadikaj

Kur qeveria i vuri traun veriut të vendit dhe Shqipërisë së Kosovës, bashkë me miq e deputetë të opozitës shkonim tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku kishin mbyllur si kriminelë disa qytetarë të varfër që nuk përballonin dot taksën e vendosur. Ngjitur me policinë, si kohe vere që ishte, lokalet ishin të tejmbushura me qytetarë të të gjithë trevave të Shqipërisë. Teksa shkonim për të protestuar për lirimin e këtij hallexhinjëve, sytë më shkuan tek tavolinat plot dhe mendova: sikur të ngrihen këta djem e vajza e të bashkohen në këtë protestë, jam i bindur se qeveria sado e fortë dhe arrogante të jetë, do detyrohet të bëjë një hap pas.
Me këtë bindje iu drejtova hyrjes së lokalit. Tymi I rëndë I duhanit ishte shumë më I lehtë se përgjigja që mora nga ata djem e vajza që masakrojnë birra e konjak, paratë që prindërit e tyre I kanë siguruar me sakrificë e gjak, madje shumë prej tyre edhe me borxhe. Iu drejtova tavolinës së parë, në të cilën qëndronin 6-7 persona dhe iu thashë: Hajdeni bashkohuni me kuksianët, në atë rrugë do paguani dhe ju.
Përgjigja ishte befasuese për momentin bindës me të cilin isha drejtuar në atë lokal. Tani që e mendoj, duhet të isha bindur për të kundërt, pra për atë që mora si përgjigje. Të gjithë ata me të cilët fola thanë pak a shumë të njëjtën fjali: Punë e madhe, se mos do kaloj ndonjëherë unë në atë rrugë.
Mbase ata vetë nuk do kalonin dhe nuk do kalojnë kurrë atë tra për në very të vendit, por ama jam I bindur se sot teksa lexojnë lajmin se në rrugën e vetme me të cilën erdhën në Tiranë nga Gjirokastra, Fieri, Vlora dhe çdo cep tjetër jugor dhe qëndror I vendit, do I jenë kujtuar fjalët e mia. Jo se thashë ndonjë parashikim biblik, por thjeshtë them atë që edhe sot është thelbi I bindjes time: Nëse e ndalojmë tani dorën që futet në xhepin tonë, nuk do guxojë më. Po ama po e lamë të zgjatet, do na grisë xhepat.
Pikërisht kështu, tani që Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë, shqiptarët janë të detyruar që ose të izolohen në Tiranë, ose të paguajnë për të dalë prej saj dhe anasjelltas. Në një vend me shoqëri që ka një mendësi normale të reagimit, sot do të ishim duke ia nxjerrë sytë ministres që ka bërë gati tenderin për ti vënë traun autostradës së parë shqiptare.
Por jo! Sot askush nuk reagoi, përveç atyre që reaguan edhe kur u vendos trau që zëvëndësonte kufirin e dikurshëm me Kosovën, veçse këtë herë duke përfshirë edhe veriun e vendit matanë kufirit. Disa nisma më shumë individuale në Facebook, janë shumë pak për atë që duhet të nxisë një popull të mbrojë veten nga vjedhja publike që I bën qeveria. Heshtje! Asnjë reagim! Edhe ata të rinjtë që rufisnin kafen a thua nuk ndodhte asgjë 5 metra më tutje ku një pjesë e popullit fukara të Kukësit, tërhiqte zvarrë zinxhirët e prangave dhe traun e varfërimit.
Një shtet mbahet me taksa, kjo është normale, por ama për rrugën e Kukësit psh, kemi paguar të gjithë taksën dhe vazhdojmë të paguajmë me naftën e benzinën çdo ditë. Sa herë furnizojmë makinën, secili prej nesh e paguan traun e Kalimashit, nesër të Vorës e kështu me rradhë të të gjithë trarëve që është filozofia e kësaj qeverie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here