Major Klodian Tanushi “Dëshmor i Atdheut”, 16 maji shpallet ditë zie kombëtare

0
133

16 maji shpallet ditë zie kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën pas një minë i shpërtheu në Letoni, duke i marrë jetën.

Trupi i Tanushit mbërriti sot në atdhe, ndërkohë që e enjtja do të jetë një ditë zie në të gjitha institucionet që do të ulin flamurin në gjysmështizë.

Ceremonia e homazheve do të zhvillohet tek Muzeu Historik Kombëtar, nga ora 10:00-12:00. 

Më pas, kortezhi me arkivolin e Tanushit do të drejtohet për tek Varrezat e Dëshmorëve, aty ku ai do të varroset përkrah nëntetares shqiptare që vdiq bashkë me të në Letoni, Zarife Hasanaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here