Këlliçi: Protesta e 13 majit, risi në 5 pika kyçe, mesazhi kryesor i protestës…

0
106

Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor të PD-së, ishte i ftuar në A2 CNN, nga ku foli për protestën e pestë kombëtare të opozitës. Ai u shpreh se shkëndija e protestës së të hënës ishte goditja ndaj Sahit Dollapit. Këlliçi shprehet se protesta e 13 majit tregoi mbështetjen dhe qëndresën e qytetarëve.

“Këlliçi u shpreh se mesazhi kryesor i protestës së një dite më parë ishte rezistenca dhe vërtetësia e kauzës. Fakti që brenda 48 orëve, nga protesta e 11 majit, u mblodhën me mijëra njerëz, fakti që ne e dinim që parashikimi i motit tregonte që do të binte shi gjatë gjithë ditës, tregon se kauza ka një mbështetje popullore dhe qëndresa do të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Ju e keni parë dje që në një kohë rekord kanë ardhur me mijëra qytetarë në Tiranë. Shkëndija e kësaj proteste ishte goditja pa asnjë arsye dhe motiv e sekretar organizativ të PD, Sahit Dollapi. Ka pasur nëna me fëmijë, në një tubim që ka qenë risi, ne kemi shkuar në 5 pika kyçe të së keqes që kanë kapluar vendin”, u shpreh Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here